Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbillte hashash në ballkon, arrestohet nga policia 32-vjeçari
English

Mbillte hashash në ballkon, arrestohet nga policia 32-vjeçari

Tiranë, 15 maj NOA - Një 32-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi iu gjet një sasi lënde narkotike në banesë.

Antidroga e policisë së kryeqytetit çoi në qeli 32-vjeçarin Andi Sotira, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij rezultoi se në ballkonin e banesës ishin fshehur në dy vazo dy bimë të mbjella me aromë e karakteristika si ato të bimëve narkotike cannabis sattiva.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se gjatë kontrollit në banesë, 32-vjeçarit iu gjet edhe një qesë farmacie e mbushur me bimë narkotike me peshë 0.8 gram.

Policia në cilësinë e provës materiale sekuestroi sasinë prej 0.8 gramë, lëndë e dyshuar cannabis sattiva, dy copë bimë të mbjella të dyshuara narkotike si dhe një aparat telefoni celular.

Ndaj Andi Sotirës u mor masa e arrestit për veprat penale të "Shitjes së lëndëve narkotike" dhe të "Kultivimit të bimëve narkotike".

k.k/NOA

KOMENTE