Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi takohet më Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Soares
English

Presidenti Topi takohet më Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Soares

Tiranë, 15 maj NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave, Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Zhoao Soares dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të një vizite pune në vendin tonë.

Presidenti i Republikës vuri në dukje momentin shumë të rëndësishëm ku ndodhet vendi ynë, i cili pas anëtarësimit në NATO ka dorëzuar aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat i Bashkimit Evropian. Kryetari i Shtetit nënvizoi momentin para të cilit ndodhen shqiptarët, atë të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Në këtë pikë, Topi vlerësoi kontributin e OSBE-së, i cili edhe në të kaluarën ka qenë mjaft i rëndësishëm për forcimin e institucioneve në Shqipëri. "Shqipëria ka bërë mjaft përparime në këto vite edhe në mënyrën e sjelljes politike e veçanërisht në arritjen e konsensusit politik si një element i demokracisë." tha Topi.

Ai shtoi me tej se "inkurajimi i qytetarëve për të aplikuar për marrjen e kartave të identitetit, është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për t'i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, por edhe për t'u identifikuar e përfituar shërbime të tjera." Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, vuri në dukje se Shqipëria ka arritur të përmirësojë rregullat demokratike.

"Organizata jonë, i ndjek me shumë vëmendje të gjitha proceset në Shqipëri, nëpërmjet ambasadorit Bosh" tha Soares.

Soares e siguroi presidentin Topi për gatishmërinë e vazhdueshme të OSBE-së për të asistuar Shqipërinë në proceset e saj demokratike duke vlerësuar edhe rolin mjaft të rëndësishëm të vendit tonë në rajon e veçanërisht për çështjen e Kosovës.

k.k/NOA

KOMENTE