Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Jemi në dilemë, të hyjmë ose jo në zgjedhjet e 28 Qershorit
English

PS: Jemi në dilemë, të hyjmë ose jo në zgjedhjet e 28 Qershorit

Tiranë, 15 maj/NOA - Partia Socialiste (PS), tha sot se është në dilemë nëse do të pranojë ose jo, që të hyjë në zgjedhjet e pritshme të 28 qershorit.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste Kastriot Islami, doli në mesditë para gazetarëve, ku renditi një mori problemesh që sipas tij ekzistojnë në këtë periudhë parazgjedhore.

Islami u ndal në dy çështje që tha se "kanë shqetësuar maksimalisht publikun vendas dhe partneret ndërkombëtarë dhe po vënë në rrezik dështimi zgjedhjet e 28 qershorit 2009".

Si problem të parë ai evidentoi se kryetari i KQZ, Ristani ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke i dërguar një letër misionit të OSBE/ODHIR.

"Letra e z. Ristani është dërguar në kapërcim të kompetencave të KQZ dhe në shkelje të vendimeve të tij, pasi vetë KQZ me vendim ka miratuar akreditimin e Glover si drejtuese e ekipit të vëzhgimit të KQZ", - tha Islami.

Ai vlerësoi edhe se letra e dërguar nga kryetari Ristani në emër të KQZ për misionin e ODIHR, demonstron qartë qëndrimin e njëanshëm dhe partiak të kryetarit të KQZ dhe të një personi tërësisht nen tutelën e kryetarit të PD Berisha.

"Veprimi i tij naiv e infantil dhe mbi të gjitha i kundërligjshëm është i dënueshëm", theksoi Islami, duke vlerësuar se kjo sjellje ka cënuar shumë rëndë pavarësinë e funksionalitetin e KQZ, i cili ka një mision historik për të administruar për herë të parë në këtë vend anëtar të NATO zgjedhje në përputhje të plotë me standardet demokratike.

Çështja e dytë që shtroi Islami ishte "mungesa e vullnetit të qeverisë" dhe "veprimet e saj selektive që kanë vënë në rrezik pajisjen e votuesve me letërnjoftimi".

Tridhjetë ditë pune larg nga momenti kur do të mund të aplikohej për t'u pajisur me letërnjoftim, në funksion të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 qershorit, Islami tha se situata duket jo premtuese.

"Standardi i identifikimit të votuesve ka shumë gjasa të shfaqet i cenuar disa jave para fillimit te zgjedhjeve. Shifrat dhe analizat nuk janë premtuese nëse vazhdohet me të njëjtat ritme", - paralajmëroi Islami, duke i paraprirë edhe një herë një mundësie për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe shtyrjen e saj për në vjeshtë, sikundër qarkullon si version në qarqet e majta.

"Përfundimisht mund t'ju them se situata jo premtuese nëse vazhdon me këto ritme është shumë pranë dështimit. Ripërsëris se ky standard i zgjedhjeve me ndikim të konsiderueshëm në rezultatin zgjedhor ka shumë gjasa të dhunohet rëndë nëse qeveria dhe të gjithë strukturat e saj vazhdojnë me të njëjtën mënyrë", - paralajmëroi Islami.

PS thotë edhe se bën përsëri të qartë qëndrimin e saj se nuk do të mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa i dhënë mundësi çdo votuesi të realizojë të drejtën e tij kushtetuese.

Në këtë pikë, vjen dhe paralajmërimi final: "PS, shumë shpejt do të bëjë publik vlerësimin dhe qëndrimet e saj për të gjithë çështjet shqetësuese të tilla si pajisja me letërnjoftim e votuesve, listat e votimit dhe administrimi i zgjedhjeve ku një rol të rëndësishëm zë KQZ nëse vazhdon të vërejë mungesë progresi që do të siguronte zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare".

e.l/NOA

KOMENTE