English

PSV91, Petro Koçi: Do të shmangim statusin diskriminues mes fshatit dhe qytetit

Tepelenë, 15 maj NOA - Kreu i partisë PSV 91, Petro Koçi ka qenë sot në Tepelenë ku ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj partie për qarkun e Gjirokastrës, avokatin Idajet Beqiri.

Në fjalën e tij, Petro Koçi parashtroi dhe politikat e PSV 91 për fshatin dhe zonat rurale në përgjithësi.

"PSV 91 do të kërkojë njësimin e statusit juridik kushtetucional të të gjitha njësive administrative të republikës, duke shmangur kështu statusin diskriminues mes "komunës" në fshat dhe "bashkisë" në qytet. Njësimi i statusit kushtetucional në "Bashki" të të gjitha njësive administrative në fshat apo qytet qofshin do i hapë rrugë dhe urbanizimit të fshatit që është lënë thuajse në harresë prej kohësh" u shpreh Koçi.

Sipas tij, njësimi i statusit do të shmangë dhe klientelizmin elektoral dhe politik që qeveritë përdorin duke shfrytëzuar mundësinë e ndërrimit të statusit të njësive administrative, nga "komuna" në "bashki".

 Kjo do i vendosë të gjithë shtetasit e republikës në një status qytetarie të barabartë dhe do të shmangë diskriminimin e fshatit.

k.k/NOA

KOMENTE