Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I ndjeri Vebi Velija, themelues i Alsat, përcillet në banesën e fundit në Shkup
English

I ndjeri Vebi Velija, themelues i Alsat, përcillet në banesën e fundit në Shkup

Tiranë, 16 maj/NOA - Ceremonia e varrimit për presidentin e ndjerë të Televizionit Alsat, z. Vebi Velija, zhvillohet sot në orën 15:00 në fshatin e tij të lindjes, në Gradec të Gostivarit në Maqedoni.

Veliaj ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, mbrëmë vonë në Shkup, në moshën 61-vjeçare.

I ndjeri ishte pronar i Korporatës Rajonale Ballkanike të Industrisë dhe Konsulencës VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor "Fondacioni Velija".

Përmes angazhimeve të tij në ekonomi dhe me pjesëmarrjen personale në trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndërkombëtare ekonomike dhe politike, përmes sistemit të Televizionit "Alsat" dhe Fondacionit "Velija" për kulturë, 61-vjeçari Vebi Velija në vazhdimësi në dy dekadat që kaluan, kontribuoi për zhvillimin e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal në të gjitha sferat në Ballkan.

Grupi VEVE, i themeluar nga Velija, në fillim të viteve '90, u bë një nga kompanitë më të mëdha për tërheqje të investimeve të huaja në Ballkan, sidomos në sektorët e energjetikës, industrisë ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj.

Vebi Velija u lind në vitin 1948, në fshatin Gradec të Gostivarit, në Maqedoni. Ai studioi për ekonomi, ndërsa e nisi biznesin e tij në Kroaci në vitin 1971.

Më pas, në vitin 1981, ai i përqëndroi bizneset e tij edhe në Vjenë të Austrisë. Ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri që në vitin 1990, duke themeluar biznese në fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrisë së duhan-cigareve, industrisë së përpunimit ushqimor, shërbimeve financiare, ndërtimtarisë, kërkimit të naftës dhe në sektorin e energjisë. Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, dhe president i Institucionit Kulturor "Fondacioni Velija". Ai ka qenë President i Bashkimit të Industrialistëve dhe Investitorëve të Shqipërisë. Velija themeloi Radiotelevizionin e parë Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv "Alsat", i cili transmeton 24 orë programe në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, si dhe nëpërmjet satelitit në Evropë, Amerikë, Kanada e me gjere. Televizioni Alsat u krijua fillimisht në Tiranë si ekrani i parë mbarëshqiptar. Më pas, ALSAT-M mori licensën e parë të një televizioni kombëtar në gjuhën shqipe në Maqedoni, ndërsa një vit më parë u mor edhe licenca e televizion Alsat në Kosovë.

Alsat është televizioni që bashkoi të gjithë shqiptarët, ata në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevë si edhe në mbarë botën ku jetojnë. Po ashtu, Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit "Velija". Fondacioni u themelua më 13 korrik të vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes së themeluesit të tij se një komb mund të mbijetojë me pak ushqim, por kurrë me pak kulturë.

Fondacioni "Velija" është organizatë nacionale jofitimprurëse që funksionon përmes përkrahjes financiare të themeluesit të saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu çmimin vjetor ndërkombëtar "Kadare". Velija është autor i librave të tillë si "Quo Vadis Albania", një monografi mbi vizionin e programit për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, apo "Mes Ekonomisë dhe Politikës", një përmbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe dorëshkrimesh.

Mes të tjerash, Z.Velija ka qenë gjithashtu anëtar i Bordit Këshillimor të Biznesit në Paktin e Stabilitetit si edhe i Bordit Këshillimor të Biznesit në Iniciativën e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Agjencia e Lajmeve NOA bashkohet me dhimbjen e thellë për humbjen e të ndjerit dhe shpreh respekt për përkushtimin e tij në media që solli një risi në lëmin informativ dhe argëtues, në Shqipëri dhe trojet shqiptare jashtë kufirit.

e.l/NOA

KOMENTE