Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Joe Biden, në 21 maj vjen në Kosovë, SHBA rikthen vëmendjen nga Ballkani
English

Joe Biden, në 21 maj vjen në Kosovë, SHBA rikthen vëmendjen nga Ballkani

Uashington, 16 maj, NOA -Zv/presidenti amerikan, Joe Biden, në datën 21 maj do të vizitojë Kosovën, në kuadrin e një turi që pritet të zhvillojë pas pak ditëve në vendet e Ballkanit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ndalesa e tij e parë në këtë tur do të jetë Bosnjë-Hercegovina, më pas Serbia dhe në fund, më 21 maj, ai do të qëndrojë në Kosovë.

Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, në Prishtinë ai do të takojë presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe ministrin e Jashtëm. Gjithashtu do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës, por Biden do të vizitojë edhe ushtarët amerikanë të stacionuar në Bondsteel. "Gjatë vizitës zv/presidenti do ta ketë mundësinë për të nënvizuar përkushtimin tonë për një Kosovë të unifikuar, të pavarur dhe shumetnike. Ai do të flasë me liderët e Kosovës për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme që kanë bërë në ndërtimin e një shteti funksional dhe efektiv, dhe në mbrojtjen e pakicave", mësohet të ketë thënë zyrtari i lartë amerikan. Paraprakisht, Biden do të vizitojë edhe Bosnjën ku do të takohet me aty me përfaqësues të qeverisë dhe presidentin e këtij vendi, kurse në Serbi është bërë e ditur se ai do të zhvillojë takim me presidentin e këtij vendi, Boris Tadiç si edhe me ministrin e Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, duke shmangur një takim të mundshëm me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Zyrtari amerikan tha ndër të tjera se me vizitën që nënpresidenti amrikan Bajden do të bëjë në rajon, administrata e Presidentit Obama dëshiron të tregojë se Shtetet e Bashkuara interesohen shumë për investimin që bashkë me vendet europiane bënë në rajon në vitet ‘90 dhe se dëshirojnë të ecin përpara mbi këtë bazë.

n.e/NOA

KOMENTE