Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta, mesazh për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vebi Veliajt
English

Meta, mesazh për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vebi Veliajt

Tiranë, 16 maj/NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)< Ilir Meta, i dërgoi sot një telegram ngushëllimi, familjes së të ndjerit Vehbi velija.

Më poshtë lexoni tekstin e plotë:

"Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të zotit Vebi Velija, një pionier i iniciativës së lirë, biznesit dhe medias në Shqipëri.

E kam vlerësuar gjithmonë z. Velija për kurajën dhe guximin e tij, si një ndër investitorët e parë, në Shqipërinë e trazuar post-komuniste dhe besimin e tij për të mos e braktisur këtë vend as në ditët më të vështira.

Velija ishte ndër të parët shqiptarë të diasporës, që erdhën për të investuar në Shqipëri, në radhë të parë me dashurinë për vendin amë, dhe duke kontribuar edhe në krijimin dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë në vendin tonë.

Kontributi i z. Velija në Shqipërinë e post-diktaturës, ka qenë mjaft i çmuar edhe në fushën e artit dhe të kulturës, duke inkurajuar përmes Fondacionit të tij, promovimin e talenteve dhe vlerave më të spikatura të kombit shqiptar.

Humbja e tij, na lë pa një mik dhe pa një shqiptar të devotshëm dhe të palodhur në veprimtarinë e tij intensive në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Rrjeti mediatik që ai krijoi, Alsat, me praninë e tij jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkup e Prishtinë, është bërë një dritare e çmuar komunikimi të pandërprerë dhe një urë lidhëse për të gjithë bashkëkombësit tanë kudo që ndodhen.

Në këtë ditë dhimbjeje të thellë, dua të ngushëlloj në radhë të parë familjen e z. Velija, të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët jam i bindur se do të gjejnë kurajën për të kapërcyer këtë dhimbje të madhe dhe do të vazhdojnë për të çuar më tej dhe për të zhvilluar projektin e tij në fushën e biznesit dhe medias, të ndërprerë në mes nga kjo fatkeqësi.

KOMENTE