Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të besosh në vlera
English

Të besosh në vlera

Nga Rexhep Mejdani

Partia jonë Socialiste është më shumë se vetëm një parti politike. Ajo që ne besojmë është shumë më e madhe se vet politika.

Ajo që na bashkon ne socialistëve e progresistëve është më shumë se sa vetëm tradita. Besimet tona janë të forta dhe të bazuara në vlerat themeltare të demokracisë, lirisë, solidaritetit dhe të drejtave për të gjithë njerëzit.

Ne të gjithë dëshirojmë që Shqipëria të ecë në rrugën e përparimit e progresit duke ndërtuar shkolla më të mira për fëmijët tanë, duke siguruar një sistem pensionesh që mundëson kujdes dhe demonstron respektin që të moshuarit meritojnë, një sistem të kujdesit shëndetësor të arritshëm dhe të mundshëm për të gjithë shqiptarët, më shumë vende pune dhe rroga me dinjitoze, një cilësi të re jete dhe më shumë shpresë e mundësi për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një klan të privilegjuar njerëzish.

Ja përse besoj se këto vlera dhe Edi Rama do të na udhëheqin në rrugën e fitores në 28 qershor.

Edi Rama është njeriu që do të udhëheq Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ai është njeriu që ka një vizion të qartë dhe ka provuar që di të bëjë ndryshimin. Suksesi i tij në Tiranë ka bërë modelin, duke përcjellë jehonë e tij në tërë botën.

Dhe pikërisht për këtë ai njihet si kryetari më i mirë i bashkisë në botë. Unë shikoj ndryshimet që ai ka sjellë në kryeqytetin tonë dhe e besoj se ai do të drejtojë Shqipërinë me të njëjtin vizion, dëshirë e pasion siç ka drejtuar Tiranën.

Ai di të kujdeset për njerëzit dhe ai di të kujdeset për të ardhmen. Ai është mundësia jonë për t'u shkëputur nga ajo pjesë e të shkuarës për të cilën Shqipëria dhe ne të gjithë kemi kaq nevojë të shkëputemi.

Kur të tjerët kujdesen për familjet e tyre, Edi Rama kërkon të punojë për Shqiptarët. Kur disa politikanë vënë interesin e tyre mbi gjithçka, Edi Rama vendos Shqipërinë të parën. Ai jo vetëm do të udhëheqë partinë tonë drejt fitores, por do të udhëheq Shqipërinë prej stanjacionit të kësaj qeverie drejt ditëve të reja për një të ardhme më të mirë.

Unë e kam njohur Edin prej shumë vitesh dhe jam krenar ta quaj atë mikun tim, dhe do të jem shumë krenar ta kem atë kryeministër.

KOMENTE