Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Edi Rama, dorëzo projektin, ta bëjmë ne, Unazën e Madhe
English

Berisha: Edi Rama, dorëzo projektin, ta bëjmë ne, Unazën e Madhe

Tiranë, 18 maj/NOA Update- Kreu i qeverisë i kërkoi sot publikisht kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama që të dorëzojë projektin për Unazën e Madhe në kryeqytet.

Kurse premtoi se "data 28 qershor do të shembë dhe murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, muri i ndërtuar me lejet e korrupsionit".

Sali Berisha, i bëri këto deklarime sot në Kuvendin e Partisë Demokratike të Tiranës që po i vazhdon punimet, ku dhe pritet të zgjidhet emri i ri në krye të forcës aktualisht më të madhe në vend.

Njëkohësisht kryetar i PD, Berisha foli si kryeministër, kur i kërkoi Ramës të dorëzojë projektin e Unazës së Madhe dhe premtoi se qeverisë së tij u dhen vetëm 12 muaj për ta shndërruar nga projekt në një realitet.

"Synimi ynë është që ta zgjidhim në kohë rekord problemin e trafikut në Tiranë", - qartësoi kryeministri.

Sipas tij, qeveria që ai drejton, i ka dhënë Tiranës, pesë herë më shumë fonde sesa qeveritë socialiste më herët.

Në garën e sotme për kreun e PD së Tiranës, janë Lajla Përnaska, Aldo Bumçi dhe Gjergji Bojaxhi.

Burime brenda konferencës thonë për agjencinë NOA se shanse të mëdha për të fituar garën, i ka kreu aktual i KESH-it Gjergji Bojaxhi, që vjen dhe si një preferencë e Berishës.

Por të njëjtat burime pohojnë se emri kryesor për votat e shumicës mbetet ai i Aldo Bumçit, duke mos përjashtuar edhe Lajla Përnaskën, si një surprizë të minutës së fundit.

e.l/NOA

KOMENTE