English

Juventus në mbledhje urgjente, Ranieri rrezikon "pankinën"

Torino, 18 maj, NOA - Eshtë duke u zhvilluar në këto momente një mbledhje e jashtëzakonshme midis administratorit të deleguar të ekipit të Juventusit, Blanc dhe drejtorit sportiv, Secco, në të cilën do të vendosen masat urgjente që do të ndërmerren pas barazimit të djeshëm me Atalantën, barazim i cili i lejoi Fiorentinës të shkurtojë distancat në pikë për një vend për vitin e ardhshëm në Champions Lige.

Nga mjediset e brendshme të Juventusit, flitet se drejtuesit e ekipit do të ndërmarrin "aksione" të rrepta ndaj ekipit, bëhet fjalë deri në një largim të menjëhershëm të Ranierit, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2010.

Në këtë pikë, drejtuesit e skuadrës flitet se kanë vendosur t'ia besojnë drejtimin e saj për pjesën e mbetur të kampionatit, ish-kampionit të saj, Ciro Ferrara.

KOMENTE