English

Australi, nis ndërtimi i centralit më të madh në botë me energji diellore

Tiranë, 19 maj/NOA - Australia nis projektin e ndërtimit të centralit më të madh në botë për prodhimin e energjisë elektrike.

E gjitha kjo do të arrihet duke vënë në shfrytëzim energjinë diellore, fuqia e të cilit do të jetë të paktën një mijë megavat në ditë.

Kryeministri australian, Kevin Rudd, konfirmoi projektin dhe tha se vlera e këtij ndërtimi do të jetë 1 miliard e 50 milionë dollarë. Ai shtoi se ky central do të prodhojë tre herë më shumë energji elektrike sesa prodhon centrali deri sot më i madh në botë që gjendet në Kaliforni. "Me këtë central do të vihet në shfrytëzim energjia diellore që është burimi më i madh natyror i Australisë", deklaroi kryeministri.

Kurse shprehu shpresën se "pas përfundimit të centralit, Australia të jetë një vend lider në botë për prodhimin e energjisë së pastër".

e.l/NOA
KOMENTE