English

Lindje e Mesme, Obama , zgjidhja e vetme është "krijimi i dy shteteve"

Uashington, 19 Maj, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama, në një takim kokë më kokë të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka deklaruar këtij të fundit se mënyra e vetme për zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës, është krijimi i dy shteteve.

Menjëherë ka ardhur dhe përgjigjia e numrit një izraelit, i cili e ka kundërshtuar këtë opsion, duke i deklaruar se Izraeli "nuk merr  parasysh lëshime politike dhe territoriale për krijimin e një shtëti të ri palestinez", ndërsa ka deklaruar nga ana tjetër se Izraeli është në "favor të dhënies së një autonomie më të gjerë autoriteteve palestineze".

Nga ana e tij, presidenti amerikan i ka kujtuar homologut të tij izraelit "detyrimet" që shteti i tij ka për respektimin e planit "road map".

Më tej, të dy homologët kanë prekur dhe çështjen mjaft të mprehtë të Iranit, ku presidenti izraelit i ka deklaruar atij amerikan se sido që të jetë qëndrimi amerikan në lidhje me këtë çështje, "shteti izeralit ka të drejtë që të vetëmbrohet".

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i presidentit palestinez Abu Mazen, i cili e ka përshëndetur deklaratën e presidentit amerikan Barak Obama për krijimin e dy shteteve, si zgjidhja më e mirë, ndërsa nga ana tjetër e ka dënuar qëndrimin e deklaratën e presidentit Netanyahu, i cili e kundërshtoi një zgjidhje të tillë.

d.g/NOA

Â

KOMENTE