Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
QSUT, përurohen dy aparatura moderne në repartin onkologjik të Tiranës
English

QSUT, përurohen dy aparatura moderne në repartin onkologjik të Tiranës

Tiranë, 19 maj, NOA - Në repartin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" janë përuruar sot dy aparatura moderne, në praninë e vetë ministres së Shëndetësisë, Anila Godo.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, një aparaturë të re e kobaltit, ka një kosto rreth 550 mijë dollarë, e blerë në bashkëpunim mes qeverisë shqiptare (100 mijë dollarë) dhe Agjencisë Atomike të Kancerit, e cila ka siguruar pjesën tjetër të fondit për blerjen e saj, në kuadër të projektit BAT, që është projekti për trajtimin e kancerit.

"Është një apraturë e prodhuar nga një kompani kanadeze, prestigjioze për prodhimin e aparaturave radioterapeutike, e cila do të sjellë performancë dhe standard më të lartë në radioterapeutinë e pacientëve onkologjikë. Ajo premton efiçencë më të lartë dhe një dëm indor më të pakët", është shprehur lidhur me një fakt të tillë, ministrja Godo.

Sipas saj, ka edne një aparaturë tjetër e brakiterapisë, e cila përdoret kryesisht për kancerin gjinekologjik.

Aparatura është ndër fjalët e fundit të shkencës dhe premton standard të lartë në trajtimin e këtyre të sëmurëve, grave me kancer, e cila kushton 250 mijë dollarë.

Në total, kemi një shumë prej rreth 1 milion dollarë bashkë me disa aksesorë, që kanë lidhje me dozometrinë dhe përveç kësaj janë rreth 350 mijë dollarë të cilat janë dhënë nga Agjencia Atomike për përgatitjen e stafit infermieror fizikant dhe mjekëve që do të përdorin aparaturat.

Â

Nga ana e tij, shefi i Spitalit Onkologjik, Agim Sallaku, gjatë këtij inagurimi u shpreh se  instalimi i kësaj aparature ka dy anë pozitive, pasi dyfishohet numri i pacientëve dmth nga 1 mijë pacientë që trajtojmë mund të arrijmë në 2 mijë pacientë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE