English

Esat Ademi emërohet anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes

Tiranë, 20 maj NOA - Presidenti i peshëngritjes shqiptare Esat Ademi, është zgjedhur anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Emërimi i Ademit, është bërë e ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja, i cili ka theksuar se ky emërim është konfirmuar edhe nga Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tomas Ajan, si dhe është botuar edhe në faqen zyrtare të këtij organizmi në Internet.

"Para zgjedhjeve në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IËF), të mbajtura në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, para mediave deklaruam kandidaturën e Esat Ademit në postin e zëvendëspresidentit të IËF-së dhe atë të postit të anëtarit të bordit ekzekutiv të këtij organizmi", - ka theksuar Kraja gjatë konferencës për shtyp.

50-vjeçari Ademi është njëkohësisht, që nga viti 2005, edhe President i Konfederatës Mesdhetare, si dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, që nga viti 2008. Sipas Sekretarit Kraja, këto poste drejtuese janë një vlerësim që organizmat ndërkombëtarë të këtij sporti i bëjnë Ademit si figurë drejtuese, si dhe mbështetje për rezultatet e arritura nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nën drejtimin e tij.

k.k/NOA

KOMENTE