English

G99, prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit

Durrës, 20 maj NOA - Kreu i G99 Erion Veliaj prezantoi sot listën e kandidatëve për qytetin e Durrësit.

Emri që vijon i dyti pas Veliaj është ai i Milva Ikonomit, një figurë me një kontribut të njohur publik sidomos në fushën e statistikave.

Në këtë tubim, Veliaj prezantoi kandidatët nga fusha të ndryshme si kardiologu nga Fushë-Kruja Eduard Shota apo përfaqësuesi i grupit të peshkatarëve të Durrësit Klodian Karpiti.

Veliaj tha se një ndër kriteret për tu përzgjedhur në këtë listë ishte pasioni për njerëzit, për ëndrrat dhe shqetësimet e tyre, ato që përbëjnë lëndën e parë të politikës.

"Kur kemi zgjedhur këta kandidatë nuk kemi pasur parasysh vetëm rrënjët dhe lidhjen e tyre personale me Durrësin por mbi të gjitha atë lidhje që ata kanë me banorët e këtij qarku, me shqetësimet dhe planet e tyre për jetën,"-tha Veliaj.

Në fjalën e saj kandidatja Milva Ikonomi theksoi se grupi i të rinjve përfaqëson një mençuri dhe një energji të veçantë me të cilën mund të sillet ndryshimi për të cilin ka nevojë vendi.

"Të rinjtë këtu në Durrës kanë ide fantastike dhe mbi të gjitha tek ata vlerësoj sensin e vlerësimit të publikes, e asaj që na përket të gjithëve dhe që duhet përmirësuar,"- tha Ikonomi.

k.k/NOA

Lista e plotë e kandidatëve të G99 për qarkun e Durrësit:

Erion Veliaj

Milva Ekonomi

Etjen Xhafaj

Eduart Shota

Arlind Vata

Marsida Virioni

Klodjan Kapiti

Valmira Greca

Dorian Hatibi

Leka Filto

Eftali Koci

Anisa Rrutja

Clirim Duro

KOMENTE