Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irakeni dhe mauritanezi, grabisin me dhunë 67-vjeçarin shqiptar në Athinë
English

Irakeni dhe mauritanezi, grabisin me dhunë 67-vjeçarin shqiptar në Athinë

Nga bashkëpunëtori i NOA në Athinë

Athinë, 20 maj/NOA - Një emigrant shqiptar në moshë të thyer është bërë objekt i dhunës së egër fizike dhe grabitjes, nga dy shtetas të huaj me qëndrim të dyshimtë në Greqi.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit "Omonia" në kryeqytetin grek, Athinë.

Mësohet nga burimet zyrtare policore se 67-vjeçari shqiptar, emri i të cilit për shkak të etikës nuk publikohet, është përballur në orët e para të ditës së djeshme me dy personat e dhunshëm.

"Ne konstatuam se ishte një shtetas iraken, 24 vjeçar dhe një shtetas tjetër i huaj, nga Mauritania, 26 vjeçar, të cilët i zunë pritë në rrugën pranë sheshit "Omonia" shtetasit shqiptar 67-vjeçar, duke e grabitur atë me anë të përdorimit të dhunës fizike", konfirmoi policia e Shtetit në Athinë.

"Dy emigrantët e goditën me hekura në kokë 67-vjeçarin shqiptar dhe pasi e rrëzuan pa ndjenja në tokë, i rrëmbyen çantën që mbante në duar ku ndodhej një sasi e konsiderueshme eurosh dhe u zhdukën në drejtim të paditur", detajoi policia.

Në orët e para të ditës së sotme, ka nisur një operacion, i bazuar në të dhënat që i dha policisë, 67-vjeçari shqiptar, emigrant i rregullt në Greqi.

I dëmtuari pasi mori mjekim në spitalin shtetëror të Athinës, ndihmoi agjentët e policisë të skicojnë identikitët e agresorëve dhe pas kësaj, bazuar në skedat policore, u identifikuan dy të dyshuarit, të cilët u arrestuan.

Policia tha se mauritanezi dhe irakeni pranuan të ishin ata autorë të grabitjes. Po sot, ata u dërguan në mesditë në Gjykatën e Athinës, ku prokurori kërkoi arrest në burg deri në përfundim të hetimit, kërkesë që u pranua nga gjykatësi.

Kohët e fundit, është shtuar shumë numri i grabitjeve që kanë për viktima, shtetasit shqiptarë, emigrantë në Greqi.

n.s/NOA

KOMENTE