Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli me gratë në Durrës-Kukës: Kjo rrugë do të marrë emrin Sali Berisha
English

Topalli me gratë në Durrës-Kukës: Kjo rrugë do të marrë emrin "Sali Berisha"

Durrës, 20 maj, NOA - Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka udhëtuar në një autobus të mbushur me gra përgjatë segmentit rrugor Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës Kukës, i cili vizitohet përditë nga shumë njerëz.

Kryetarja e Kuvendit u njoh nga afër me detajet teknike të punimeve dhe punën kolosale të bërë në një afat rekord në këtë segmentin rrugor Durrës-Kukës.

Aty Topalli përsëriti edhe një herë se "Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha".

Sipas saj, kjo është një vepër unike, e cila mendohej se mund të bëhej pas 20 viteve, ndërkohë që është realizuar në një periudhë kaq të shkurtër dhe me një intensitet kaq të lartë për t'u bërë e mundur që të mbyllet në qershor.

Nga ana e tyre, drejtuesit e projektit pohuan se janë 3800 punonjës, 60 përqind e të cilëve

punojnë 24 orë në 24 dhe vlerësuan se pa mbështetjen dhe këmbënguljen e qeverisë kjo vepër gjigande nuk do të mund të realizohej në një kohë kaq të shkurtër.

Rruga Durrës-Kukës, 170 kilometra autostradë, me 2 tunele me nga 5.5 kilometra secili, 27 ura, më e gjata 360 metra dhe më e larta 80 metra.

Përfaqësues të kompanisë "Alb Building", që po kryen punimet në këtë segment, thonë se, " punimet në këtë aks do të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar, që është muaji qershor 2009".

n.e/NOA

KOMENTE