English

"Hapa në Pasarelë", çelet java e modës për fëmijë

Tiranë, 21 maj /NOA - Qendra Kulturore "Moda në Fokus", e drejtuar nga Mimi Memiaj ka menduar ndryshe këtë herë.

Në pasarelën e instaluar në hollin e Qendrës Tregtare Univers, dhjetëra fëmijë kanë dhuruar momentet më të bukura duke bërë një spektakël të paparë.

Java e modës për fëmijë ‘hapa në pasarelë", ka çelur siparin dje në ambientet e QTU-së, ku dhe për dy net të tjera me radhë, fëmijët do të sfilojnë të veshur nga firmat më prestigjioze duke promovuar në këtë mënyrë koleksionet e tyre.

Ajo që binte më shumë në sy, ishte ecja e vogëlushëve të cilët e zotëronin skenën, thua se ishin modelë të vërtetë.

Por kjo në sajë të dhe të punës së bërë nga pedagogia dhe koreografia e njohur Roberat Mone, e cila u ka mësuar atyre se si duhet të ecin dhe të lëvizin lirshëm dhe pa droje në skenë.

Sakaq, nuk kanë munguar dhe surprizat e tjera. Grupi i fëmijëve të qendrës kulturore Lets Danse përformuan zhanre të ndryshme koreografike mbi skenë si hip-pop pjesë nga Liqeni i Mjellmave etj.

Por duke qenë se dje ishte 20 Maji dita Ndërkombëtare e Jetimëve, në pasarelë u ngjitën dhe disa fëmijë të shtëpisë së fëmijës "Zybër Halluni".

Duke mos iu ndarë traditës këta fëmijë kishin veshur kostume popullore tradicionale shqiptare dhe nën tingujt e melodive popullore sfiluan në skenë njëri pas tjetrit.

Të ipresionuar nga atmosfera e ngrohtë që i priti, këta fëmijë kaluan dje një ndër ditët më të bukura të tyre.

Java e modës vazhdon sot dhe nesër, e siç shprehet ideatorja e kësaj jave Mimi Memiaj, surprizat nuk do të mungojë edhe në këto net, duke theksuar se "pasarela, është e gjitha për fëmijët".

a.k/NOA

KOMENTE