Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet Nadireja, seks për 3 mijë lekë te hotel Valle Verde në Tiranë
English

Kapet Nadireja, seks për 3 mijë lekë te hotel "Valle Verde" në Tiranë

Tiranë, 21 maj/ NOA - Një hotel në Tiranës është identifikuar si vatër e seksit me pagesë dhe një grua është arrestuar si "mjeshtre" e shuarjes së epsheve seksuale, kundrejt tarifës fikse.

Burime të hetimit të Policisë së Tiranës, i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se u krye arrestimi i 25-vjeçares Nadire Kallmaçaku, lindur dhe banues në Durrës.

E dënuar edhe më parë për "prostitucion", Kallmaçaku është kapur rreth orës 11.30, duke ushtruar prostitucion, kundrejt shumës së parave prej 3 000 lekësh, në mjediset e Hotel "Vale Verde" në Tiranë.

Policia tha se kishte të dhëna paraprake për përfshirjen e radhës së Nadiresë, në prostitucion. Madje një grup agjentësh të policisë së Tiranës, kishin vënën nën vëzhgim 25-vjeçaren, duke planifikuar dhe infiltrimin e një prej tyre me qëllim kapjen e të dyshuarës "me presh në duar".

Por ky plan nuk ka qenë i nevojshëm të realizohej sepse pikërisht dje në orën 11.30,. ndërsa vëzhgohej në distancë të afërt, Nadireja është parë të hyjë me një burrë brenda hotelit "Valle Verde".

Pasi kanë marrë një dhomë, të cilën sigurisht e ka paguar "partneri", që të dy janë ngjitur lart për të filluar seancën e seksit.

Vetëm pak minuta më vonë, kur që të dy ndodheshin nën "avujt" e aktit seksual, brenda në dhomë kanë hyrë një tufë agjentësh të policisë.

Ata kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 25-vjeçaren Nadire Kallmaçaku si dhe kanë shoqëruar klientin e saj i cili më pas është lënë i lirë.

Për 25-vjeçaren, u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të "Prostitucionit".

Por ndërsa bëhej verifikimi i dosjes së të arrestuarës, u zbardh edhe fakti se ajo, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, kishte dhënë një vendim burgosjeje ndaj saj.

Gjykata e qytetit bregdetar me një vendim të datës 23 Prill 2007, e ka dënuar Nadire Kallmaçakun me tre muaj heqje lirie, për veprën penale të "Prostitucionit".

e.l/NOA

KOMENTE