English

Policia e Tiranës: Efektivat blu s'janë përfshirë në incidentin ndaj aktivistëve të G99 në Kamëz

Tiranë, 21 maj NOA - Policia e Tiranës, ka reaguar sot me anë të një deklarate në lidhje me pretendimin e aktivistëve të G99 se policia bashkiake e Kamzës ka shkatërruar vendqëndrimin e tyre.

"Sot në orën 14:15 në lulishten pranë Qendrës së Kamzës, ka ndodhur një konflikt midis Inspektorëve të Policisë Bashkiake dhe Përfaqësuesve të Lëvizjes G 99.

Përgjatë ditës së sotme përfaqësuesit e Lëvizjes G 99, kanë vendosur në lulishten pranë Qendrës së Kamzës, një çadër me synim shpërndarjen e disa ftesave për t'u anëtarësuar në këtë lëvizje.

Në këto momente, kanë mbërritur inspektorët e Policisë Bashkiake të cilët kanë debatuar me përfaqësuesit e G 99, për mos marrje leje dhe njoftim më parë, pranë bashkisë së Kamzës, për vendosjen e çadrës në lulishte.

Sqarojmë opinionin publik, që në këtë debat konfliktual, nuk janë përfshirë punonjës të policisë së Shtetit" thuhej në deklaratën e policisë së kryeqytetit.

"Strukturat e Policisë së Tiranës dhe më konkretisht Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë, kanë mbërritur menjëherë pas këtij incidenti të ndodhur dhe kanë shoqëruar për sqarime të mëtejshme, juristin e Policisë Bashkiake si dhe përfaqësues së Lëvizjes së G99, të cilët aktualisht po ju merren deklarime në lidhje me incidentin e ndodhur përmes tyre' thuhej më tej në deklaratë.

k.k/NOA

KOMENTE