English

Policia identifikon autorin e vjedhjes së një banese, arrestohet dhe për vjedhje të tjera

Korçë, 21 maj, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të zbulojnë dhe identifikojnë autorin e  ngjarjes së ndodhur pak javë më parë në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku u vodh banesa e Artan Nazifit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, autor i kësaj vjedhje është 25-vjeçari  Ilirjan Gegolli, banues në qytetin e Korçës, i dënuar edhe më parë për "Vjedhje".

Bëhet e ditur nga forcat e policisë se ai aktualisht gjendet i arrestuar edhe për një tjetër vjedhje të kryer prej tij.

Shërbimet përkatëse kanë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

Â

KOMENTE