English

SHBA, arrestohet një grup terroristësh, ishin duke planifikuar një seri sulmesh në Nju-Jork

Nju Jork, 21 maj, NOA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar një grup terroristësh, për të cilët thuhet se ishin duke planifikuar sulme të njëpasnjëshme në Nju-Jork.

Grupi është mundur të zbulohet falë një operacioni të Agjencisë Federale (FBI), që ka mundur të inflirtojë një agjent të tyrin sekret, i cili ka hyrë në tratativa me 4 terroristët në fjalë, duke u shitur atyre një raketë tokë-ajër, si dhe një sasi të konsiderueshme eksplozivi.

Bëhet e ditur se të katër terroristët ishin duke planifikuar sulme të njëpasnjëshme në Nju Jork, ndër të tjera dhe në një singagogë, objekt kulti i hebrenjve.

Ndër të tjera, katër terroristët tashmë të gjithë të arrestuar, kishin përgatitur dhe një sulm me raketa tokë-ajër Stinger kundër avionëvë luftarakë Amerikanë, në bazën ushtarake të Stjuart a Nju burg.

Por asnjë nga këto plane të tyre nuk ka mundur të realizohet, pasi operacioni i FBI-së ka rezultuar i suksesshëm me arrestimin e katër terroristëve të lartpërmendur.

n.e/NOA

KOMENTE