English

UEFA, finalistët ukrainas mundin ekipin e Bremerit

Tiranë, 21 maj, NOA - Skuadra ukrainase e Shakhtar Donetsk ka mposhtur gjermanët e Verder Bremenit me rezultat 2-1, duke u shpallur në këtë mënyrë fitues i Kupës UEFA.

Ndeshja e madhe e cila ka lënë shumë mbresa tek tifozët, është luajtur në stadiumin "Sükrü Saraçoglu" të Stambollit dhe aty ekipi ukrainas ka mundur të shpallet edhe si fituesi i fundit i Kupës UEFA.

Kjo pasi UEFA nuk do të quhet më e tillë, por në sezonin e ardhshëm është parashikuar që ajo të riorganizohet dhe të mbajë emrin Liga Evropiane. Ekipi ukrainas i Shakhtarit ka fituar 12 trofe në kampionatin vendas, por ky është trofeu i parë evropian. n.e/NOA

KOMENTE