English

Ushtronte prostitucion, 25-vjeçarja kapet në flagrancë nga forcat e policisë

Durrës, 21 maj, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar 25-vjeçaren Nadire Kallmacaku, për të cilën dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "Prostitucionit".

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Kallmacaku rezulton të jetë e dënuar edhe më parë për "Prostitucion".

Arrestimi i saj u krye sepse dje rreth orës 11.30, është kapur duke ushtruar prostitucion, kundrejt shumës së parave prej 3 000 lekësh, në ambientet e një hoteli në Tiranë. Ndërkohë që ajo ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Durrësit, me vendim të datës 23Prill 2007, e ka dënuar me tre muaj heqie lirie, po për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE