Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I plotë - Detajet e operacionit I harruari , si u kap vrasësi i italianit Rossi
English

I plotë - Detajet e operacionit "I harruari", si u kap vrasësi i italianit Rossi

Tiranë, 22 maj/ NOA Update - Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë, konfirmoi zyrtarisht arrestimin e 28-vjeçarit Flamur Hida duke pohuar se operacioni erdhi në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve kriminale të ndodhura ndër vite.

Operacioni i koduar "I harruari", solli kapjen në flagrancë të personit shumë të kërkuar Flamur Xhemal Hida, lindur e banues në Tiranë, i njohur ndryshme me pseudonimin Lenci. Kërkimi

Lindur më 16 gusht 1980, "Lenci" ishte person i shpallur në qysh në vitin 1998, ndërsa qëndronte i fshehur në kryeqytet dhe në rrethinat e saj.

Policia pranoi se i shumëkërkuari e kishte vështirësuar shumë kapjen e tij, për shkak të përdorimit të identitetit të rremë.

Për më tepër, policia nuk posedonte asnjë fotografi të tij të azhurnuar, sepse në kohën kur ky person ka qenë fillimisht i shpallur në kërkim, ishte i mitur. I kërkuari Flamur Hida, në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 13 Tetor 1998, është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale te "Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen" si dhe të "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Në vitin e trazirave 1997 kur krimi mori pushtet të mirëfilltë atëherë 17 vjeçar, Flamur Hida, në bashkëpunim me Nazmi Avdillarin kryen vjedhjen me pasojë vdekjen të shtetasit italian Stefano Rossi.

Bashkëpunëtori i Hidës në këtë vrasje, Nazmi Avdillari aktualisht ndodhet i dënuar më burgim të përjetshëm.

Kurse Hida fillimisht mori dënimin me 12.5 vjet burgim, por më tej, ai është dënuar sërish.

Këtë herë, me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, më datë 28 janar 2002, ka marrë 20 vjet burgim, për veprat penale të "Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim", ndaj qytetarëve Bedri dhe Agim Ago. Po ashtu, me vendimin e datës 18 Korrik 2007, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, Hida është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Plagosjes me dashje" dhe të "Armëmbajtje pa leje" ndaj Aqif Lamit.

Operacioni "I harruari" Flamur Hida, pasditen e djeshme, përgjatë momenteve të ndërhyrjes së forcave të policisë, ndodhej i fshehur në një banesë në rrugën "Komuna e Parisit" Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në jëtë banesë, është kapur në flagrancë së bashku me vëllanë e tij, Fatmir Hida, atyre iu gjetën një sasi e konsiderueshme armatimi dhe municionesh luftarake. - Një armë zjarri automatike tip "Scorpions" - Një pistoletë mod - 54, me një krehër me 7 fishekë; - Dy silenciatorë - Një pistoletë "Belgium" me një krehër me 11 fishekë; - Një pistoletë "Bereta", me një krehër me 4 fishekë; - Një pistoletë elektrike (paralizues elektrik) - Dy krehër pistolete me 8 fishekë

- 106 copë fishekë pistolete, të kalibrave të ndryshëm, - Një kallëp tritoli së bashku me kapsollën elektrike. në operacionin e koduar "I harruari", u sekuestrua dhe një certifikatë personale e falsifikuar që përdorte Flamur Hida si mjet identifikimi, me identitet tjetër, të rremë. Mbi këtë bazë, u krye dhe arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit Fatmir Hida, lindur e banues në Tiranë, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje te armeve luftarake".

Policia detajoi se shtetasi në kërkim Flamur Hida, dyshohet dhe për kryerjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Tiranë, përgjatë viteve 1998-2009. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimeve të dënimit të gjykatës për personin në kërkim Flamur Hida.

Sakaq, materialet procedurale në ngarkim të tyre për veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve e municionit luftarak" dhe "Falsifikimit të akteve të gjendjes civile".

e.l/NOA

KOMENTE