English

Kuvendi i PD mblidhte sot, prezantohet platforma dhe programi elektoral

Tiranë, 23 maj NOA - Pritet të mblidhet sot rreth orës 18.00, në sallën e Pallatit të Kongreseve, Kuvendi Elektoral i Partisë Demokratike në të cilin do të prezantohet platforma elektorale dhe programi elektoral i PD-së për 4 vitet e ardhshme. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli bëri të ditur sot se ky eveniment kulmor i madh në prag të kësaj fushate elektorale të Partisë Demokratike është organizuar dhe realizuar nën kujdesin e një grupi përfaqësuesish të Partive Popullore Evropiane të cilët ndodhen në Tiranë prej disa ditësh.

I konceptuar si një kuvend programatik dhe jo zgjedhor, ky eveniment politik do të kryesohet nga kryeministri Sali Berisha. Mësohet se prej disa ditësh Berisha ka ndërprerë takimet e fushatës paraelektorale për, ndërsa do ti përkushtohet fjalimit që pritet të mbajë sot gjatë programit elektoral të partisë së tij.

k.k/NOA

KOMENTE