English

PLL prezantoi 32 kandidatët që do të garojnë për listën shumë-emërore në Tiranë

Tiranë, 23 maj NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" prezantoi sot 32 kandidatët e saj që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit për listën shumë-emërore të qarkut të Tiranës.

"Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë sepse nga rezultati i tyre do të vendoset fati i vazhdimit të mëtejshëm të reformave të ndërmarra nga kjo qeveri e që sipas të gjitha vlerësimeve janë konsideruar si reforma mjaft të suksesshme; do të varet fati i ruajtjes së ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik, të cilat përkthehen në paga dhe pensione më të larta, investime më të shumta; rrugë, ujësjellës, shkolla e spitale që do të rrisin më tej standardin e jetesës në çdo skaj të vendit tonë; do të varet fati i procesit integrues të Shqipërisë në BE, ku synojmë të realizojmë ëndrrën tonë të hershme që me dinjitet dhe në mënyrë të merituar të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane duke shtuar në këtë bashkësi edhe vlerat e kombit tonë" u shpreh kreu i kësaj partie, Ekrem Spahiu.

Sipas tij përmes këtyre zgjedhjeve PLL-ja synon që të realizojë një përfaqësim real parlamentar i cili do të krijojë mundësinë e përfshirjes dhe materializimit në politikat shtetërore dhe programet qeverisëse të parimeve tona: për një shtet të fortë e në dobi të qytetarëve; për shenjtërinë e pronës; për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave më të mira të traditës dhe familjes; për krijimin e mundësisë që shqiptarët kudo që ndodhen të ndjehemi bashkë në kulturë, ekonomi, zhvillim dhe të punojnë çdo ditë për ëndrrën tonë të madhe të bashkimit.

kk.k/NOA

Lista e kandidatëve të PLL Eqerem Gafurr Spahiu Â

Artan Abdulla Tujani   Zhaneta Islam Ndregjoni Agim Mhill Doçi  Ilir Xhemal Kacdeda  Gerta Maliq Toptani   Ibrahim Asllan Lala Shqipe Shefqet Fiora

Bahri Sabri Kollçaku Â

Luan Isuf Kaceli Behar Mehmet Duma Mitat Shyqyri Cenaj   Frederik Taqo Ruco   Klodian Ibrahim Lala Alban Skënder Gjoci  Shpëtim Bajram Hereni Edmond Vait Kokalari Fejzulla Abaz Gjabri   Yllka Ilmi Causholli   Bashkim Minir Sulstarova Iris Mehdi Myftiu (Guni) Lurian Mitat Mena   Hysen Uk Sinani      Zamir Shefqet Gjurgji Jonuz Bardh Gjana   Vladimir Xhafer Sinani Elmie Rustem Balaj   Astrit Riza Bektashaj  Bujar Besim Goga   Petrit Jonuz Zotkaj   Gazmend Ylber Ujkashi Viron Jorgaq çipi  Â

KOMENTE