Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Leskaj në Kongresin e Egjiptianëve: Do të punojmë për integrimin e tuaj në shoqëri
English

PS, Leskaj në Kongresin e Egjiptianëve: Do të punojmë për integrimin e tuaj në shoqëri

Elbasan, 23 maj NOA - Kryetarja e Grupit të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka marrë pjesë sot në Kongresin e Egjiptianëve.

"Kam shumë miq në Elbasan nga komuniteti egjiptian, për shkak se unë jam deputete atje dhe jam shumë e lidhur me ta. Por unë dua t'iu them që edhe personalisht, pra kam një arsye më shumë, të çmoj, të vlerësoj vlerat e komunitetit egjiptian, sepse janë vlera që i kam përjetuar dhe që i kam prekur me dorë gjatë aktivitetit tim politik, por jo vetëm edhe  gjatë aktivitetit në shoqërinë civile" u shpreh Leskaj.

"Komuniteti i egjiptianëve është ai më i papunësuari, por padyshim të gjithë shqiptarët janë sot në vështirësi për shkak të varfërisë që ka pllakosur vendin.

Është kjo arsyeja që ne jemi angazhuar për një politikë të re, është kjo arsyeja që në jemi angazhuar për një politikë ndryshe, për një politikë e cila duhet të ndryshojë faqen e këtij vendi, për një politikë e cila duhet të ndryshojë edhe faqen e atyre komuniteteve dhe grupeve që janë sot më në nevojë" tha më tej Leskaj.

Ajo shtoi se "Shqipëria duhet të jetë një tjetër pas 28 qershorit, duhet të jetë një Shqipëri që të gjithë ne e dëshirojmë dhe këtë duhet dhe do ta bëjmë së bashku, do ta bëjmë bashkë me ju. Pra, ju duhet të jeni pjesë dhe kontributor të këtij ndryshimi të madh që ne do t'i japim Shqipërisë pas 28 qershorit".

"Ne do të punojmë intensivisht për integrimin e komunitetit egjiptian në shoqëri. Ne do ta bëjmë këtë sepse kjo është jetike për ju, por njëherësh kjo është jetike për demokracinë e një vendi, është jetike siç e thashë të kemi një demokraci funksionale, që ne të meritojmë me dinjitet vendin në Bashkimin Evropian, ku është një vend ku respektohen të gjitha vlerat, ku respektohen të drejtat njerëzore" deklaroi kryetarja e grupit të PS" deklaroi kryetarja e grupit tw PS.

k.k/NOA

KOMENTE