English

Berisha: Lista më e larmishme në 18 vitet e fundit, do t'i japë parlamentit nivel të ri

Tiranë, 24 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim sot para kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike ku ka deklaruar se ambicia e tij është një nivel i ri në parlament.

"Ju siguroj se unë mbetem mirënjohës për kontributin e gjithsecilit por dua të theksoj se prej 140 vendesh ju garantoj se me të drejtë ka pasur së paku 1400 pretendentë.

Ata duhet ta dinë mire së një nga bindjet e mia është kështu që duke kërkuar mirëkuptimin e tyre ju garantoj vlerësimin tim të madh. Llogaris të vazhdoj me ta bashkëpunimin e frytshëm" u shpreh Berisha.

"Kjo listë është produkt i një veprimtarie shumë të gjerë i kontributeve thelbësore individuale dhe në ekip në qendër dhe në rrethe i anëtarëve të saj.

Lista e këtij viti e kësaj legjislature është lista me përfaqësuese e këtij vendi.

Është lista e cila mban në tërësinë e saj vlerat më të shquara morale, njerëzore dhe të gjithanshme.

Vlerat më të arrira elitare, ndaj flukse prurje më të larmishme, se çdo listë e paraqitur këto 18 vitet e fundit" shtoi më tej Berisha.

Kryeministri shoi se "kam bindjen më të madhe se gërshetimi në këtë listë i politikaneve të shquar dhe të integritetit i akademikeve të njohur dhe me kontribute të mëdha i personaliteteve të shquara në të gjitha fushat, kulturës artit bizneseve shkencave do ti japin parlamentit të ardhshëm një nivel të ri që nuk e ka pasur ndonjëherë më parë".

"Kjo qeveri, ky kryeministër, ky parlament në mënyrë të për orëshme dhe të përditshme është marrë me zgjedhjet e halleve të qytetarëve shqiptarë.

Ambicia jonë është për një nivel të ri për një standard të ri për trajnimin e halleve të përditshme të qytetarëve shqiptarë" shtoi më tej Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE