English

G99: Mungesa e respektit për sigurinë e jetës vazhdon të vrasë shqiptarët

Tiranë, 25 maj/ NOA - G99 tha sot se ka ndjekur me hidhërim dhe indinjatën lajmin e humbjes së dy jetëve në fshatin Dushk të Librazhdit.

"Shprehim ngushëllimet tona për fatkeqësinë e dyfishtë që ka goditur familjen Capja e cila ka humbur nënën 45 vjeçare Selvijen dhe vajzën e saj të vogël 7 vjeç", - u shpreh për mediat, Juliana Hoxha, kandidate e G99 për qarkun e Tiranës.

Ajo theksoi se nuk është hera e parë që mungesa e infrastrukturës më thelbësore bëhet shkak për humbjen e jetës së shqiptarëve, nuk është hera e parë që jeta e qytetarëve shqiptarë varet në fije të perit vetëm sepse qeveria nëpërmjet politikave të saj publike të dështuara nuk ka arritur të plotësojë mungesat e infrastrukturës.

Fatkeqësi si ajo e djeshmja, për G99 janë dëshmia e radhës se si qeveria aktuale ka dështuar në sigurimin e jetës së qytetarëve të saj.

Hoxha citoi se banorët e zonës tregojnë se kërkesa e tyre për një urë ka qenë e përsëritur dhe ka rënë në vesh të shurdhër.

e.l/NOA

KOMENTE