English

I jep fund jetës, babai i këngëtarit Altin Shira

Tiranë, 25 maj/ NOA - Babai i këngëtarit Altin Shira i ka dhënë fund jetës në orët e para të ditës së sotme, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore.

Xhetan Shira, 62 vjeç është vetëvarur në ambientin e punës, një parking makinash në të cilën punonte si roje nate.

Sipas burimeve nga policia ngjarja që i mori jetën babait të 38-vjeçarit Altin Shira, ka ndodhur rreth orës 00:45 në afërsi të Universitetit Europian të Tiranës. Â

Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës për shkak të depresionit. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

e.l/NOA

KOMENTE