Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën
English

Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Prishtinë, 25 maj/ NOA - Është miratuar sot, Rezoluta për Kosovën, në sesionin e 33 të Këshillit Islamik të ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike që po mbahet në Damask të Sirisë.

Rezoluta ka vlerësuar zhvillimet dhe progresin e Kosovës pas pavarësisë, ka përshëndetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën.

Ndërkaq i bëhet thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të ndihmojë zhvillimin e Kosovës. Mes të tjerash në këtë rezolutë i kërkohet sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike që t'i raportojë këtij organizmi për zhvillimet në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni ka përshëndetur votimin e Rezolutës. Në një komunikatë për opinion të Ministrisë së punëve të Jashtme thuhet se "menjëherë pas kalimit të rezolutës, ministri Hyseni është njoftuar për lajmin nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha".

"Ministri Hyseni e falënderon në mënyrë të veçantë z.Basha dhe diplomacinë shqiptare për punën e bërë rreth hartimit të kësaj rezolute si dhe të votimit të saj", thuhet në komunikatë.

Hyseni konsideron se miratimi i kësaj rezolute është i rëndësishëm për proceset në Kosovë, pasi do të ndihmojë shumë nga vendet e Organizatës së Konferencës Islamike për të ndërmarrë hapin e njohjes së Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE