English

Kryeministri reagon për Rezolutën: Akt historik i Konferencës Islamike

Tiranë, 25 maj/ NOA - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndet përzemërsisht Rezolutën për Kosovën, citoi sot Zëdhënësja .

Duke folur mbi rezolutën e miratuar sot në takimin e Damaskut nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), Meçani citoi Berishën të vlerësojë atë, si një akt historik në mbështetjen e OKI-t dhe të 62 vendeve anëtare të saj, për pavarësinë e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

"Kryeministri Berisha falënderon përzemërsisht qeveritë e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike dhe drejtuesit e kësaj organizate për votimin e kësaj rezolute, si një akt miqësor ndaj një populli mik, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi", - vijoi qëndrimi i kreut të qeverisë shqiptare.

Rezoluta ka vlerësuar zhvillimet dhe progresin e Kosovës pas pavarësisë, ka përshëndetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën.

e.l/NOA

KOMENTE