Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Persona të maskuar dhe të armatosur grabisin një postë në veri të Mitrovicës
English

Persona të maskuar dhe të armatosur grabisin një postë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 25 maj NOA - Persona të maskuar dhe të armatosur, grabisin një shumë të konsideruar të parave në një postë në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në postën lokale në veri të Mitrovicës, në udhëkryq të rrugëve "Mbreti Petër" dhe "Knjaz Millosh".

Sipas dy punëtorëve të kësaj poste kanë qenë katër persona të maskuar, kryesisht të moshës së re, njëri prej të cilëve mbante një revole në dorë, kur kanë hyrë në filialin e postës dhe me forcë kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave në vlerë të dinarëve të republikës së Serbisë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë paraqitur hetuesit policor të cilët kanë filluar hetimet e tyre për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka shoqëruar në komisariat, tre persona të moshës 26, 29 dhe 31-vjeçar, të nacionalitetit serb, si autorë të dyshuar të ngjarjes.Â

Një shtëpi private në veri të Mitrovicës, është bastisur me urdhër të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, në kërkim të provave apo elementeve tjera të vlefshme për hetimet e këtij rasti.

Deri më tani, policia nuk ka arritur që të gjejë prova materiale apo elemente tjera të përfshira në këtë grabitje..

Njëri nga tre të shoqëruarit në stacionin policor për rastin e grabitjes së armatosur, është raportuar si i kërkuar i ikur nga qendra spitalore e neuropsikiatrisë në Prishtinë, pasi ishte i arrestuar më herët për përfshirjen e tij në një rast të dhunës në familje.

I dyshuari, S.T., 26-vjeçar, me urdhër të prokurorit publik të prokurorisë së qarkut, pas deklaratës së dhënë në polici është transportuar në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

k.k/NOA

KOMENTE