Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në Greqi mes emigrantëve: Do bëjmë marrëveshje me Greqinë për njohjen e sigurimeve
English

PS, Rama në Greqi mes emigrantëve: Do bëjmë marrëveshje me Greqinë për njohjen e sigurimeve

Greqi, 25 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë sot në Veri-Perëndim të Greqisë, ku aktualisht jetonte shumë emigrantë shqiptarë.

Rama është ndalur dhe në takime me autoritet greke atje ku ka takuar kryetaren e  bashkisë së Volosit dhe prefektin e qarkut, si dhe deputetë të rajonit Volos.

Rama ka falënderuar autoritet atje për ndihmën që u japin shqiptarëve për integrimin e tyre në Greqi.

Në një takim me emigrantët në Trikala, Edi Rama dhe drejtuesit e Partisë Socialiste që e shoqëronin, Blushi, Dalipi, Tavo e Ahmetaj kanë premtuar se PS në qeverisje do të bëjë më shumë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe përmes një kanali të dytë të televizionit publik në gjuhën shqipe.

Rama ka zhvilluar një tjetër takim masiv në Veria ku ka folur për shërbime konsullore dhe ambasada në shërbim të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Kreu i PS ka premtuar shërbime në ambasada sipas standardeve evropiane, ku dinjiteti i emigrantit nuk do të nëpërkëmbet më.

Ndërkohë që Rama u ka premtuar emigrantëve se do të bëjë një marrëveshje dypalëshe mes Greqisë, Italisë e Shqipërisë për njohjen e periudhës së sigurimeve, për efekt pensioni.

Me tej ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të vijnë në atdhe në 28 qershor e të japin kontributin e tyre për të ardhmen, duke u premtuar se kjo është hera e fundit që ata do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë, pasi qeverisja e PS e pas 28 qershorit do të miratojë në Kuvendin e ri një Projektligj për votën e emigrantëve.

"Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi që duke i dhënë fund ecejakeve tuaja dhe radhëve të pafundme në kufij për të marrë një copë letër këtu dhe një copë letër atje. Duke i dhënë më në fund mundësinë çdo kujt prej jush që të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria sa herë të dojë. Ne, gjithashtu, do t'i japim mundësinë çdo kujt prej jush që një sërë shërbimesh të cilat sot ju nuk mund t'i merrni dot prej ambasadës, me ardhjen tonë në qeveri t'i merrni në ambasadë. Ju duhet të merrni leje prej punës dhe të bëni rrugë për të shkuar në Tiranë për të marrë një certifikatë ose për të aplikuar për një pasaportë" u shpreh Rama i cili shtoi se në vjeshtën e këtij viti PS do të fillojë që të bëjë të mundur aplikimin për kartë identiteti apo për pasaportën biometrike në ambasadën tonë në Athinë dhe pa asnjë dyshim në konsullatën tonë në Selanik e në vende të tjera

"Ju sakrifikoni, punoni si pakkush për të garantuar të ardhura për familjet këtu dhe për familjet tuaja në Shqipëri. Ne pas 28 qershorit do të fillojmë negociatat qoftë me qeverinë greke, qoftë me qeverinë italiane për njohjen e të gjithave viteve të pensionit dhe për të gjithë skemën e sigurimeve tuaja shoqërore përmes një marrëveshje dypalëshe" shtoi më tej kryesocialisti.

Ai u bëri thirrje emigrantëve që të vijnë në atdhe për të votuar duke u shprehur "ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, ne kemi nevojë që ju të vini në Shqipëri dhe të votoni më 28 qershor. Unë ju jap fjalën, ju jap fjalën se është hera e fundit që për të shprehur vullnetin tuaj juve duhet të bëni rrugë për të shkuar në qytetin apo fshatin tuaj në Shqipëri, herën tjetër ne do të garantojmë votën tuaj nga këtu ku jeni."

k.k/NOA

KOMENTE