Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafik armësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 48 vjet burgim
English

Trafik armësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 48 vjet burgim

Tiranë, 25 maj/ NOA - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin e katër të pandehurve të akuzuar për "trafik të armëve kryer në bashkëpunim".

Prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës shpalljen fajtorë dhe dënimin me 11 vjet burg secili për dy të pandehurit Ahmet Ferhati dhe Artan Aliaj.

Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë Zamir Katrri dhe Rrahman Demaj, akuza kërkoi shpalljen e tyre fajtor dhe dënimin me nga 13 vjet secili.

Sipas konkluzioneve përfundimtare të akuzës, katër të pandehurit më datën 13 qershor të vitit 2007 kanë tentuar të trafikojnë dhe të shesin katër pistoleta të tipit ‘Mini Blow", kundrejt shumës 60 mijë lekës secila.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka dalë se armët ishin blerë në Kosovë dhe do të shiteshin në qytetin e Shkodrës.  Â

e.l/NOA

KOMENTE