Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Bankat, në përputhje me realitetin shqiptar, të kreditojnë ekonominë
English

Berisha: Bankat, në përputhje me realitetin shqiptar, të kreditojnë ekonominë

Tiranë, 26 maj/ NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot pasdite, në ceremoninë e 5 vjetorit të aktivitetit të Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Në ceremoni ishin të pranishëm, Presidenti i Bordit Drejtues të Bordit të Raiffeisen Bank, Dr. Herbert Stepic, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Oliver J.Whittle, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani,

personalitete të institucioneve ndërkombëtare financiare në Shqipëri, përfaqësues të bankave dhe sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, etj.

Presidenti i Bordit Drejtues të Bordit të Raiffeisen Bank, Dr. Herbert Stepic vlerësoi se në këto vite të aktivitetit të Raiffeisen Bank në Shqipëri, ka bërë progres të dukshëm.

Ai theksoi se Raiffesin Bank ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë në procesin e transformimit të industrisë bankare në Shqipëri.

"Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe është vetmi vend në Evropën Juglindore me një zhvillim tepër të qëndrueshëm, me një monedhë shumë të qëndrueshme, me një interes relativisht të ulët, inflacion të ulët për një treg në zhvillim, ndërkohë që pjesa tjetër e Evropës ndodhet në një krizë financiare", tha z. Stepiç.

Ai nënvizoi se Austria ka qenë një aleat shumë i ngushtë për Shqipërinë dhe shqiptarët në shumë momente të rëndësishme të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, duke siguruar mbështetjen e saj edhe në vazhdim për integrimin europian të vendit.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për gjithë mbështetjen që Raiffeisen Bank i ka bërë ekonomisë shqiptare dhe tregut bankar në Shqipëri.

Në këtë kontekst, Kryeministri i bëri një apel gjithë sistemit bankar në Shqipëri që të mos ndikohet nga kriza e përgjithshme financiare botërore.

"Unë i ftoj bankat që, në përputhje me realitetin shqiptar, të kreditojnë, të kreditojnë, të kreditojnë. Në mënyrë absolute, të gjithë treguesit e ekonomisë shqiptare janë optimist dhe në rast se ju, nuk ndikoheni nga kriza financiare botërore, e cila edhe ajo po kalon tashmë, ju do të keni këtu përfitimet më të mëdha me kreditimet tuaja", - theksoi Berisha.

Ai siguroi se në katër vitet që vijnë, ndryshimet dhe zhvillimi në vend, do të jetë 4 herë më i madh.

Katër vitet që vijnë janë vitet e mundësive të mëdha për sistemin bankar në Shqipëri. Në këtë drejtim, Kryeministri përmendi hapat e ndërmarrë nga qeveria, veçanërisht në fushën e investimeve të mëdha në sistemin energjetik në vend.

Ai përmendi këtu se qeveria, gjatë vitit të fundit, ka firmosur mbi 5 miliardë euro investime në fusha të cilat janë më premtuese për tregun, kryesisht në fushën energjetike.

Gjithashtu, Kryeministri tërhoqi vëmendjen për potencialin e jashtëzakonshëm turistik që ka Shqipëria, si dhe u fokusua në vëmendjen e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

e.l/NOA

KOMENTE