Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, Veliaj në Lezhë: Jemi lodhur nga politikanët e vjetër të rraskapitur pa ide
English

G99, Veliaj në Lezhë: Jemi lodhur nga politikanët e vjetër të rraskapitur pa ide

Lezhë, 26 maj NOA - Aktivistë të G99 së bashku me kreun e kësaj lëvizjeje Erion Veliaj vizituan Lezhën, Rubikun dhe Rrëshenin në një seri takimesh me të rinj dhe qytetarë.

Në një tubim në qendër të qytetit të Lezhës, Veliaj ju bëri thirrje të rinjve që të përkrahnin G99 si një forcë që përfaqëson interesat dhe shqetësimet e të rinjve.

"Kemi 18 vjet që jemi shumë të lodhur me këta politikanë të vjetër të stërlodhur dhe të rraskapitur pa ide dhe pa plane konkrete. G99 ekziston sepse beson te suksesi i të rinjve dhe në 28 qershor ne duam të na jepni një dorë që të tregojmë se të rinjtë mund të jenë të suksesshëm dhe në politikë," tha Veliaj.

Veliaj gjithashtu prezantoi dhe kandidatin e G99 për qarkun e Lezhës, juristin, Plarent Ndreca i cili i ftoi qytetarët të bëhen pjesë e asaj besëlidhjeje të re që G99 ka bërë me të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndryshim në vend.

 k.k/NOA

Â

KOMENTE