Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha takohet me Kongresmenin Amerikan Robert Aderholt
English

Kryeministri Berisha takohet me Kongresmenin Amerikan Robert Aderholt

Tiranë, 26 maj NOA - Kryeministri Berisha priti dje në mbrëmje në takim Kongresmenin Amerikan Robert Aderholt, i cili ndodhet për një vizitë disaditore në vendin tonë.

Berisha e falënderoi atë për mbështetjen e tij personale dhe të Kongresit Amerikan, por edhe të të gjitha institucioneve të SHBA-ve dhe popullit amerikan ndaj Shqipërisë, gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit dhe ndërtimit të demokracisë e shtetit ligjor, në veçanti për përkrahjen e fuqishme dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të cilin Kryeministri Berisha e cilësoi si një ngjarje madhore historike për mbarë kombin shqiptar.

"Falë lidershipit tuaj dhe falë reformave të suksesshme të ndërmarra nga ju dhe qeveria që ju drejtoni, ju arritët të bindi SHBA-të dhe aleatët të pranonin Shqipërinë në gjirin e Aleancës më të suksesshme politiko-ushtarake. Jo çdo vend anëtarësohet në NATO. Bërja anëtare e plotë e Shqipërisë dëshmon qartë angazhimin dhe përkushtimin tuaj në kauzën dhe vlerat e Aleancës dhe është një arritje e madhe për ju, për qeverinë tuaj dhe për Shqipërinë e qytetarët e saj", u shpreh Kongresmeni Aderholt.

"Jam i mrekulluar nga pamja madhështore e kësaj vepre gjigande. Është vështirë të besosh që Shqipëria arriti në një kohë kaq të shkurtër të realizojë një projekt të tillë, një arritje a papërshkrueshme", u shpreh Aderholt.

k.k/NOA

KOMENTE