Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura, ngujimi i stafit, dita mbahet sekret
English

Matura, ngujimi i stafit, dita mbahet sekret

Tiranë, 26 maj/ NOA - Këto ditë do të ngujohen për gati një javë, duke qenë nën mbikëqyrjen e policisë rreth 20 veta që do të shërbejnë për prodhimin e testeve të provimit të gjuhë letërsisë.

Por, testet do të përgatiten nga 2 persona, të cilët do të lajmërohen momentin e fundit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit pranohen dhe rikorgjimet në rast ankesash.

Fatmir Sejdini, drejtori i Arsimit të Mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, tha sot se testet me 25 pyetje do të përgatiten nga dy persona, që do të lajmërohen nga Ministri i Arsimit.

"Ngujimi" i stafit

Provimi i detyruar i Gjuhë-Letërsisë nuk është shumë larg. Të gjithë maturantët do të testohen në këtë lëndë në datën 2 qershor.

"Ndryshe nga vitet e tjera kur në përzgjedhjen e pyetjeve të testit ishte dhe një përfaqësues i ministrisë së arsimit, këtë vit do të jenë vetëm dy persona, të cilët do të jenë mësuesit më të mirë, specialistët më të mirë të arsimit. Ata do të telefonohen në një ditë X nga Ministri i Arsimit dhe do të mbyllen për të përzgjedhur pyetjet e testit. Fondi i pyetjeve është 250 pyetje. Ata do të zgjedhin 25 pyetje për provimin e shkollës së mesme në profilin shoqëror, natyror, shkollat profesionale, artistike, etj", thotë Fatmir Sejdini, drejtori i Arsimit të Mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Por, këta dy specialist nuk do të jenë vetëm do të jetë dhe një staf prej gati 20 vetash, punonjës të Agjencisë së Vlerësimit dhe Kontrollit të Arritjes së nxënësve, AVA, që do të ndihmojë në fotokopjen e testeve dhe shërbime të tjera.

Edhe këta persona do të jenë të ngujuar dhe forcat e policisë do të ruajnë 24 orë. "Ngujimi" i punonjësve, ose koha e ruajtjes së sekretit do të jetë disa ditë para provimit, por jo një javë fiks, sa ka qenë tre maturat e mëparshme.

Ndërkohë po për arsye sigurie, data e ngujimit nuk tregohet nga Ministria e Arsimit. Testet përgatiten 24 orë përpara, ndërsa fondi i pyetjeve përgatitet disa ditë para. Edhe nëse punonjës tregon fondin e pyetjeve, ato janë gjithë lënda në 4 vite dhe maturanti duhet të mësojë gjithçka që të arrij t'u përgjigjet, shpjegon Sejdini.

Korrigjimi, brenda javës

Rezultatet e maturantëve do të publikohen deri një javë pas provimit, pasi brenda javës duhet të ketë përfunduar korrigjimi i tyre, ndërsa vitet e kaluara korrigjimi ka zgjatur dhe dy javë. Përsëri dot ë jenë dy grupe kontrolli, pra dy filtra ku do të kalojnë testet. Stafi i komisioneve të kontrollit do të jetë me më tepër mësues se vitet e kaluara.

Rikorrigjimi në rast ankesash

Ndërkohë këtë vit për herë të parë pranohen rikorrigjimet e testeve në rast ankesash. "Këtë vit pranohen ankesat dhe rikorrigjimi i testeve në rast ankesash, pas rikorrigjimit rezultati mund të dalë më i lartë, ose dhe më i ulët, sidoqoftë zyrtarisht njihet rezultati i dytë", deklaron Sejdini.

Dy vitet e mëparshme nuk janë pranuar ankesat dhe as rikorrigjimet, ndërsa vjet është pranuar vetëm për një numër të kufizuar. Maturat e kalkuluara treguan se gati 10 për qind e ankesave ishin të drejta, për këtë arsye u vendos në rregullore rikorrigjimi.

e.l/NOA

KOMENTE