Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Spiropali: Premtim i pambajtur i qeverisë Berisha, faturat afrofe përfundonin në vitin 2006
English

PS, Spiropali: Premtim i pambajtur i qeverisë Berisha, faturat afrofe përfundonin në vitin 2006

Tiranë, 26 maj NOA - Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës e PS, Elisa Spiropali ka qenë sot në njësinë nr. 1 në kryeqytet, atje ku banorët e saj të cilët jetojnë me pak të ardhura ankohen për faturat e papërballueshme afrofe.

Spiropali tha se ky është një nga premtimet e pambajtura të këtij kryeministri, që aktualisht po bën premtime të reja dhe pse nuk realizoi ato që tha në 2005.

"Sipas Programit të qeverisë, për të cilin janë dhënë votat për të qeverisur 2005-2009, faturat afrofe do të zhdukeshin në 2006. Premtim i dhënë, Â premtim i pambajtur është kjo shprehja që e karakterizon më saktësisht qeverinë e kryeministrit Berisha", tha Spiropali.

"Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, premtuan se do të marrin fund faturat afrofe të energjisë elektrike. Pra, brenda 2006 sipas programit të qeverisë, siç u premtuan shqiptarëve në 05, do kishin marrë fund faturat afrofe që zhvatin qytetarët shqiptarë. Unë jam në Njësinë 1, ku vijnë vazhdimisht ankesa për fatura afrofe" tha më tej Spiropali.

Sipas saj këtyre njerëzve, po ju zhvaten lekët e bukës. Premtimet e pambajtura vazhdojnë dhe nuk kanë fund, sepse njerëzit që marrin ndihmë ekonomike këtu, janë invalidë pune, me verbëri, tetraplegjik, etj, dhe këta njerëz ndërkohë që paguhen kaq pak, pra me shifra mizerabël, 22, 26, 33 mijë lekë të vjetra.

k.k/NOA

KOMENTE