Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rekordi i ri Guiness, pantallonat më të gjata në botë 50 m
English

Rekordi i ri Guiness, pantallonat më të gjata në botë 50 m

Tuniz, 26 maj, NOA - Dizajneri tunizian i modës, Larbi Boukamha, ka publikuar veprën e tij më të fundit, e cila është futur në listën e rekordeve Guiness.

Bëhet fjalë për pantallonat më të gjata në botë, të dizenjuara ndonjëherë, plot 50 metra të gjata, sa edhe një ndërtesë 22 katëshe, me një bel prej 36 metrash.

Ato kanë arritur të tejkalojnë një palë pantallona peruane, të cilat ishin 10 metra më të shkurtra për të zënë vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness. "Kam punuar në to dy muaj, me nga tetë orë në ditë", ka thënë 37-vjeçari Boukamha duke sqaruar se për pantallonat ka përdorë 1.600 metra stof si dhe 16.500 euro. "Larbi Boukamha e meriton këtë shpërblim", ka thënë Omar Talel nga Libri i Rekordeve Guinness, i cili ishte në Tuniz për të bërë të vlefshëm rekordin.

n.e/NOA

KOMENTE