Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkupi, tjetër gafë diplomatike ndaj Kosovës, s'ka pritje zyrtare për Sejdiun
English

Shkupi, tjetër gafë diplomatike ndaj Kosovës, s'ka pritje zyrtare për Sejdiun

Nga Bekim Murati Shkup, 26 maj/ NOA - Pas injorimit të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në inaugurimin e Presidentit Gjorge Ivanov, institucionet e shtetit në FYROM (Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë), po bëjnë edhe një gafë diplomatike.

Takimi mes presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe presidentit të Maqedonisë do të realizohet pa asnjë ceremoni zyrtare, madje në vilën private "Biljana" në Ohër, e jo në rezidencën e tij në Shkup. Lajmi është konfirmuar edhe nga vet kabineti i presidentit Ivanov.

Këshilltari i për marrëdhënie me opinionin, Luben Tevdevski, ka konfirmuar se me kërkesë të presidentit të Maqedonisë, takimi do të mbahet në Ohër për shkak se Ivanov qëndron në këtë qytet dhe është i pranishëm në forumin e biznesit turko-maqedonas, i cili u mbajt më 25 dhe 26 maj në Ohër. "Vila 'Biljana' është e njëjtë sikurse vila 'Vodno' dhe atje janë realizuar shumë takime mes presidentëve të shteteve. Vila në Ohër është e njëjtë me atë të Shkupit dhe të dyja kanë të njëjtin status", ka justifikuar Tevdevski. Në kabinetin e presidentit të Maqedonisë ndërsa konfirmojnë se nuk mund të pritet që dy presidentët të vendosin për datën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike pasi ajo është çështje teknike, për të cilën presidenti nuk ka kompetenca.

Këshilltari për marrëdhënie me opinionin, Luben Tevdevski, ka thënë se e vetmja gjë që mund të bëjnë dy presidentët është të japin sinjale inkurajimi dhe të demonstrojnë raporte të mira mes dy vendeve. "Maqedonia e ka pranuar Kosovën, ndërsa vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka karakter teknik. Ajo që është me rëndësi ka të bëjë me faktin se presidenti Ivanov dëshiron t'i përforcojë raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë. Nuk besoj se dy presidentët mund të bëjnë diçka në aspektin teknik, mirëpo mund të japin një sinjal të vullnetit të mirë ndërfqinjësore", ka thënë Tevdevski.

Vetëm para disa ditëve, zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi deklaroi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është lënë në duart e dy presidentëve, Gjorge Ivanov dhe Fatmir Sejdiu.

"Në fund të muajit maj pritet që presidenti i Kosovës të vizitojë Maqedoninë dhe sigurisht deri atëherë do të ketë momente të reja dhe ata si president të të dyja shteteve do të mund të vlerësojnë se kur do të vendosen marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës", ka thënë zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi.

Edhe pas tetë muajve të pranimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë, Qeveri e Gruevskit refuzon të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në botë. Arsyetimi zyrtarë i Gruevski dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme është se vendosja e marrëdhënieve do të pres momentin e përshtatshëm. Qeveri e Maqedonisë më 10 tetor të vitit të kaluar njohu Pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht Parlamenti i Maqedonisë miratoi një rezolutë, me të cilën kërkoi nga Qeveria që të njohë pavarësinë e Kosovës. Maqedonia është vendi i 50, i cili njohu pavarësinë e Kosovës.

Marrë nga "Koha" në Shkup

KOMENTE