English

Tiranë, zhvillohet konkursi "Vlera e Vërtetë e Parasë" mes nxënësve të shkollave të mesme

Tiranë, 26 maj/NOA - Zhvillohet konkursi "Vlera e Vërtetë e Parasë" me nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit.

Nëpërmjet këtij konkursi, Banka e Shqipërisë thotë se synon të thellojë njohuritë e nxënësve mbi Bankën Qendrore dhe politikën e saj monetare, duke përcjellë në mënyrë argëtuese, një kulturë të vërtetë ekonomike-financiare për këtë grupmoshë.

Konkursi, në të cilin merrnin pjesë 25 shkolla të kryeqytetit, u zhvillua dje dhe sot, në hollin e Bankës së Shqipërisë përpara panelit të jurisë të përbërë nga drejtues të saj.

Skuadra fituese e kësaj gare të gjatë u shpall shkolla "Tirana Jonë".

Skuadrat fituese të këtij konkursi, të zhvilluar në Vlorë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, dhe tashmë edhe në Tiranë, do të konkurrojnë në fazën finale që do të zhvillohet në rang kombëtar në kryeqytet.

e.l/NOA

KOMENTE