Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Denoncimi i 16-vjeçares: Më rrëmbeu dhe më përdhunoi për dy ditë rresht
English

Denoncimi i 16-vjeçares: Më rrëmbeu dhe më përdhunoi për dy ditë rresht

Tiranë, 27 maj NOA - Përdhunohet për dy ditë rresht një adoleshente, policia në kërkim të autorit.

Policia e kryeqytetit ka regjistruar ditën e djeshme kallëzimin e një 16-vjeçare e cila ka dëshmuar se ishte mbajtur peng për dy ditë rresht në një banesë nga një djalë 18-vjeçar.

Ajo tregoi në polici se djali e kishte dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht për ta detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale.

Lorela L, 16-vjeçe është protagonistja e ngjarjes së rëndë e cila ka shokuar forcat e policisë me dëshminë e saj.

Adoleshentja ka rrëfyer se tre ditë më parë kishte dalë me të njohurin e saj Genc Logu 18-vjeç.

Dyshohet se Logu ka përdorur mashtrime për të çuar vajzën në një banesë te "Dogana" në Tiranë.

Ka mjaftuar vetëm sa të vërë "këmbën" në banesë, dhe më pas do të niste tortura për 16-vjeçaren.

Burime nga policia e Tiranës, thanë se duke ju referuar dëshmisë së vajzës, 18-vjeçari, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, duke e kanosur, duke e goditur me grushte.

Madje sipas saj i riu nuk është mjaftuar me pak por e ka mbajtur atë dy ditë të mbyllur.

Sapo ka fituar lirinë, adoleshentja ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e 18-vjeçarit.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se po punohet për të zbardhur me saktësi këtë ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar Genc Logu i cili ka qenë më parë i dënuar për vjedhje është shpallur në kërkim.

k.k/NOA

KOMENTE