English

Ndërron jetë vajza 4-vjeçare e legjendës së boksit, Mike Tyson

SHBA, 27 maj NOA - Ndërron jetë pas një aksidenti, vajza 4-vjeçare e boksierit Mike Tyson.

Vogëlushja Exodus Tyson pësoi një aksident një ditë më parën në palestrën e shtëpisë në SHBA.

Ajo u gjet pa ndjenja nga vëllai i saj 7-vjeç, pasi ishte e lidhur në gryke nga një kordon i një pajisjeje të palestrës.

Vajza u transportua me urgjencë në spital, ku për disa orë u mbaj ne jetë nga aparaturat spitalore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve vogëlushja ndërroi jetë.

Pas lajmit për aksidentin e vajzës së tij, boksieri Tyson, u kthye menjëherë pasi ndodhej në Las-Vegas ku po promovonte një dokumentar për jetën e tij.

"Nuk kemi fjalë për të përshkruar humbjen tonë ndaj respektoni intimitetin tonë në këtë moment të vështirë zie" thuhej në deklaratën e familjes Tyson.

Legjenda e boksierit Mike Tyson, ka gjashtë fëmijë me gra të ndryshme.

k.k/NOA

KOMENTE