Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Islami: Përgjigjja e ministrisë së Brendshme e pa plotë, më 31 maj duam të dhënat e procesit
English

PS, Islami: Përgjigjja e ministrisë së Brendshme e pa plotë, më 31 maj duam të dhënat e procesit

Tiranë, 27 maj NOA - Sekretari për Çështjet Zgjedhore të Partisë Socialiste, Kastriot Islami me anë të një deklarate lëshuar pasditen e sotme ka bërë të ditur se ministria e Brendshme ka kthyer një përgjigje jo të plotë për çështjen e procesit të pajisjeve me kartat e identitetit.

"Kemi marrë një shkresë nga Ministria e Brendshme të pa firmosur nga Ministri, por nga personi që merret direkt me çështjen e letërnjoftimeve zoti Poni. Ky është një fakt tjetër shqetësues.

Po e bëj këtë reagim të shpejtë e të menjëhershëm, racional e të qetë, për të mos humbur kohë se në taktikën e kësaj qeverie bën pjesë edhe ezaurimi i kohës për të vendosur procesin para faktit të kryer dhe të mungesës së kohës" ka nisur deklaratën e tij Islami.

Sipas tij përgjigjia e një kërkese të drejtuar prej PS-së prej shumë kohësh është krejtësisht e paplotë dhe e pasaktë, e nxituar dhe në disa raste abuzive.

"Kanë dërguar sipas asaj që thuhet në shkresën përcjellëse të ditës së sotme listën emërore, sipas njësive vendore, të votuesve pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar, për të cilën do të japim nesër vlerësimin e saktë për cilësinë e saj. Por, ndërkohë, ne kemi kërkuar listën emërore të votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe jo atë të votuesve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar.

Dy kërkesat e tjera nuk janë plotësuar fare" u shpreh Islami.

Ai shtoi se PS kërkon listën e votuesve me pasaportë duke ritheksuar si të paargumentuar arsyetimin e datës 19 maj për mbrojten e të dhënave personale.

"Është kërkuar vetëm lista e votuesve pa pasaportë pa asnjë të dhënë personale tjetër shoqëruese. Ky insistim i lë vend dyshimit për manipulim me shifrën prej 730 votues pa pasaportë. Po ashtu, që prej fillimit të funksionimit të komsionit "ad hoc" kemi kërkuar shifrën dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe kanë marrë në dorë letërnjoftimin. Edhe sot pas disa muajsh përgjigjia është negative. Presim plotësimin në kohë të kësaj kërkese" deklaroi Islami.

"PSSH ripërsërit qëndrimin e saj të vendosur se nuk ka asnjë shans që të zhvillohen zgjedhje duke manipuluar rezultatin me lojën e letërnjoftimeve.Â

Përsëris qëndrimin e PSSH, Â se zgjedhjet në Shqipëri, vend anëtar i Natos, do të jenë vetëm të lira e të ndershme, pra ku cdo zgjedhës në listën e votuesve do të ketë mundësi të votojë. Edhe një herë kujtoj se pa dashur të vendosim asnjë kusht data 31 maj është afati i fundit kur ne presim një përgjigje nga Ministri i Brendshëm, të plotë dhe të saktë. Â

Përsëris se PSSH do të bëjë shumë shpejt një analizë përfundimtare të të gjithë këtij procesi dhe vlerësimet përkatëse, të cilat varen edhe nga zotërimi dhe saktësia e të dhënave të kërkuara" tha Islami.

k.k/NOA

KOMENTE