Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama në Belgjikë, diskutime për lehtësimin e ekstradimeve dhe zbatimit të letër-porosive
English

Ina Rama në Belgjikë, diskutime për lehtësimin e ekstradimeve dhe zbatimit të letër-porosive

Belgjikë, 26 maj NOA - Prokurorja e Përgjithshme e Republikës, Ina Rama, zhvilloi një vizite zyrtare tre ditore në Bruksel dhe në Hagë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, ajo dhe delegacioni që e shoqëron, u prit në një takim nga Ministri Federal Belg, Stefaan De Clerck.

Sipas deklaratës së zëdhënëses së Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë këtij takimi, ministri Belg shprehu gjithë mbështetjen e tij për bashkëpunimin midis Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare dhe Prokurorisë Federale Belge.

"Në takimin që kryeprokurorja Ina Rama pati me kryeprokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës, Johan Delmulle, u nënvizua rëndësia e vizitës së parë zyrtare të një kreu të akuzës shqiptare, dhe të dy palët ranë dakord për hartimin e një instrumenti ligjor bashkëpunimi për trajnimin e prokurorëve shqiptarë në fusha të specializuara të hetimit të krimit.

"Gjithashtu në takim u diskutua vendosja e bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar Belg të Magjistraturës me Shkollën shqiptare të Magjistraturës si dhe vendosjen e pikave të drejtpërdrejta të kontaktit për lehtësimin e ekstradimeve, zbatimit të letërporosive si dhe për kryerjen e hetimeve të përbashkëta për çështje që kanë interes për të dy palët" thuhej në deklaratën e zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa gjatë vizitë në Hage, kryeprokurorja Ina Rama u takua dhe zhvilloi bisedime me Presidentin e Eurojust, Jose Luis De Motta, Presidenten e Eurojust, Michele Koninsx si dhe me Drejtoreshën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të këtij institucioni, Malci Gabrijelcic.

Më përfaqësuesit e lartë të Eurojust u ra dakord për caktimin e një pike kontakti me këtë organizëm dhe me ndërmarrjen e negociatave për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët midis vendit tonë dhe Eurojust për koordinimin dhe dhënien e asistencës në kryerjen e hetimeve të përbashkëta" thuhej më tej në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

k.k/NOA

KOMENTE