Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PBKD, përkrah vendimin e Sejdiut për anulimin e vizitës së tij në Maqedoni
English

PBKD, përkrah vendimin e Sejdiut për anulimin e vizitës së tij në Maqedoni

Tiranë, 28 maj NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka përkrahur vendimin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për anulimin e vizitës së tij në Maqedoni për shkak të ndryshimit të mënyrës së ceremonisë së pritjes, të planifikuar për 28 maj 2009.

Gjithashtu kjo parti përshëndeti dhe emërimin e Christopher Ëilliam Dell në detyrën e ambasadorit të SHBA në Kosovë.

PBKD e vlerëson të arsyeshme se Maqedonia, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duhet t'i ofronte presidentit Sejdiu një ceremoni pritjeje si për të gjitha shtetet fqinje. Përderisa e njeh Kosovën si shtet të pavarur, Maqedonia s'ka arsye të mos pranojë ngritjen e flamurit të Kosovës në takimin e dy presidentëve.

"Një incident i tillë është i dëmshëm dyfish për vetë Maqedoninë. Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë me nënvleftësimin e homologut të tij tregoi mosgatishmërinë e vendit të tij për kontribut pozitiv në marrëdhëniet në rajon.

Tirana duhet t'i tregojë Ivanov se ai nuk është i mirëpritur këtu deri në korrigjimin e sjelljes së tij diskriminuese ndaj Kosovës dhe ndjeshmërisë kombëtare të popullsisë shqiptare në të gjithë Ballkanin" thuhej në deklaratën e kësaj partie lëshuar ditën e sotme.

"Shqiptarët e Maqedonisë dhe partitë e tyre janë treguar konstruktivë në përpjekjet e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE, përpjekje të cilat janë penguar nga marrëdhëniet e tensionuara me një tjetër fqinj të Maqedonisë, Greqinë. Ivanov nuk duhet ta kishte neglizuar këtë fakt.

Tirana, Prishtina dhe Tetova, secila në mënyrën e vet, duhet të tregojnë se janë të vendosura të mos bëjnë lëshime kur bëhet fjalë për respektimin e dinjitetit të tyre dhe se janë faktor i fuqishëm për ekuilibrimin e marrëdhënie dy apo më shumë palëshe në rajon" përfundon deklarata e PBKD.

k.k/NOA

Â

KOMENTE