English

Presidenti i SHBA Obama, vendos: Kristofer Dell, ambasador në Kosovë

Uashington, 28 maj/ NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka emëruar diplomatin Kristofer Uilliam Dell, për ambasador në Republikën e Kosovës.

Ai më parë ka qenë dy vjet në Kosovë si shef i misionit dhe ka punuar në Angolë, në Zimbabve dhe në Bullgari. Prej vitit 2007 ai ka shërbyer si zëvendës shef i misionit amerikan në Afganistan. Presidenti Barak Obama ka emëruar edhe ambasadorët e rinj në Francë, Britani, Danimarkë dhe Islandë. Shtëpia e Bardhë sqaroi se të gjitha këto emërime duhet të konfirmohen në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

a.b/NOA

KOMENTE